Thirrje për mbledhje të ofertave 04/2016

Agjencioni Lokal për Zhvillim nga Struga për nevojat e implementimit të projektit “Dekada e Perkatësisë-  Festojmë  Diversitetin” , i financuar nga Bashkimi Europian (BE), programi IPA Civil Society Facility and Media Programme 2014 , Support to Civil Society Organisations under the Civil Society Facility and Media Freedom Action 2014, Budget line: 22.020401 , Reference: EuropeAid/136-992/DD/ACT/MK shpall:

THIRRJE PËR MBLEDHJEN E OFERTAVE 04/2016

Për prokurimin e shërbimeve për angazhim të dirigjentit për ansambël vokal

Këndimi vokal luan një rol të rëndësishem në krijimin e kapitalit kulturor dhe mund të inspiroj ndryshime pozitive në shoqëri. Këndimi në grup ose në korr mund të ofroj zgjidhje alternative për një mënyre më cilësore të jetës dhe të zvogëloj mungesën e njohjes e cila është më e përhapur në mesin njerëzeve të rajonit. Rajoni ynë ka një traditë të gjatë muzikore dhe koret dhe ansamblet vokale kanë egzistuar gjithmonë . Kohëve te fundit ky zakon i mirë pra shoqërimi i përbashkët i lidhur me të kënduarit , është shumë i rrallë dhe me këtë aktivitet ekipi i projektit do të mundesojë banorëve të rajonit te ri-fillojne shoqerimin dhe të krijojne ansambël amator vokal që do të ketë repertorin e vet,  që do të ketë shfaqje dhe të lidh njerëzit nëpërmjet muzikës si një gjuhë e përbashkët .

Udhëzime per ofertuesit

  1. Autoriteti kontraktues

Agjencioni Lokal për Zhvillim nga Struga , me adresë në rr. Vlado Maleski bb Struge,  www.ldastruga.org  nevoj për prokurimin e shërbimeve të një Dirigjentit për Ansambël Vokal

               2. Lënda e kontratës së prokurimit të shërbimeve 

Angazhimi i një dirigjenti për krijimin dhe koordinimin e një ansambli multietnik i përbërë nga 30 anëtarë – banorët në rajonin jugperëndimor të Maqedonisë. kualifikimet:- Arsim universitar- Akademi muzikore- Përvoja në dirigjimin e koreve- Pjesëmarrja në festivale korale  

              3. Përshkrimi i Shërbimit 

Shërbimi duhet të përfshijë krijimin dhe koordinimin e ansamblit vokal-muzikor të përbërë nga 30 pjesëmarrës të moshave të ndryshme të bashkësive të ndryshme etnike në rajonin jugperëndimor të Maqedonisë.Rezultatet e këtij aktiviteti duhet të jenë: realizmim i 240 punëtorive dhe tri shfaqjeve publike të cilat do të hartohen gjatë angazhimit.

Gjithashtu duhet të përgatitet një raport përfundimtar në formë elektronike mbi aktivitetet e kryera në gjuhën maqedonase dhe angleze.

                 4. Korniza kohore

Shërbimi duhet të realizohet në periudhën 04.01.2016 – 08.01.2017 nëpërmjet 15 punëtorive brenda muajit gjatë një periudhe prej 16 muajsh ose një total prej 240 punëtorive . Provat do të zhvillohet tri herë në javë në Ohër dhe Strugë .Agjencioni Lokal për Zhvillimi – Strugë rezervon të drejtën për të ndryshuar kohën dhe ofrimin e shërbimit të urdhëruar nga furnizuesi në varësi të nevojave të aktiviteteve të ardhshme që duhet të zbatohen në kuadër të projektit .

              5. Përgatitja e ofertave

Prokurimi do të kryhet nga një furnizues me përvojë në dhënien e këtij lloj shërbimi . Agjencioni Lokal për Zhvillim -Struge, në përputhje me dispozitat e marrëveshjes me donatorin krahason një numër të kufizuar të ofertave duke mbledhur të paktën 3 oferta. Oferta duhet të përfshijë ofertë kualitative dhe financiare . Oferta kualitative duhet të permbaj :

• Projekt-propozim i Metodologjisë me kornizë kohore

• Jetëshkrim i shkurtër i ekspertit- Curriculum vitae ( CV )

• Lista me referenca te aktiviteteve të ofertuesit

Çdo ofertues mund të merr pjesë vetëm me një ofertë. Vlefshmëria e ofertës : të paktën 30 nga dita e shpalljes.

Gjuha e ofertës : Oferta si dhe të gjithë korrespondencën dhe dokumentet që lidhen me ofertën te shkëmbyer me ofertuesin do të jenë te shkruar në maqedonisht.


               6 . Mënyra e dorëzimit të ofertës

Ofertat dorëzohen në mënyrë elektronike te contact@ldastruga.org .  Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është e hënë, 22.02.2016 deri në orën 16:00. Ofertat e pranuara pas afatit të deklaruar, dhe ato që nuk janë të përgatitur në përputhje me kërkesat e thirrjes, nuk do të merren parasysh .

              7 . Kushtet dhe metoda e pagesës

Pagesa do të jetë me dy pjesë – 50% pas nënshkrimit të kontratës për furnizimin e shërbimit dhe 50% pas përfundimit të plotë të shërbimeve të ofruara nga kjo thirrje .

 Procedura e përzgjedhjes 

              8. Kriteret për dhënien e kontratës

Zgjedhja e furnizuesit do të bëhet nepermjet vlerësimit të ofertës kualitative dhe asaj financiare .

  1. Hapja e ofertave

Ofertat do të hapen pa prezencen e publikut më datë 23/02/2016, në orën 1 , në zyrat e projektit Klubi KOMBINATI – Strugë .

             10. Njoftim për ofertuesit

Të gjithë ofertuesit të cilët kanë marrë pjesë në procedurën për dhënien e një kontrate të prokurimit pas mbledhjes së ofertave do të njoftohen me shkrim për zgjedhjen e ofertës fituese brenda tri ditëve nga dita e vendimit për dhënien e kontratës për të furnizuar . Përveç raportimit autoriteti kontraktues do dorëzojë edhe një kopje të vendimit .

 

Decade of Belonging-Celebrating Diversity

his project is funded by the European Union

Konkurs-dirigjentit për ansambël vokal