THIRRJE PËR GRANTE PËR ORGANIZATA TË SHOQËRISË CIVILE

Projekti “Deakada e përkatësisë – Festojmë diversitetin” i finansuar nga Unioni Europian përmes IPA programit për mbështetje të shoqërisë civile dhe mediumeve 2014, implementuar nga Agjencioni për Zhvillim Lokal, Strugë (kordinator) dhe Kreativ dhe Aktiv (partner i projektit) shpall

THIRRJE PËR GRANTE
PËR ORGANIZATA TË SHOQËRISË CIVILE

Qëllimi i programit të granteve është të kontribuoj në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin jugperëndimor, duke përforcuar bashkëpunimin ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, vendimmarrësve, komisioneve për marrëdhënie mes komuniteteve dhe sektorit privat.

Të drejtë për aplikim kanë të gjitha organizatat e shoqërisë civile në vend të themeluara në përputhje me Ligjin për Shoqata dhe Fondacione të regjistruara dhe që punojnë në komunat e synuara (Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë dhe Debërcë) së paku një vit përpara shpalljes së kësaj thirrjeje. Veçanërisht inkurajojmë projekte në partneritet të cilët do të përfshijnë komunitetet etnike më të vogla.

Grantet do të shpërndahen sipas fushave prioritare si në vazhdim:

  1.  Përmirësimi i komunikimit, dialogut dhe socializimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike
  2.  Promovimi i shkëmbimit dhe bashkëpunimit ndëretnike lidhur me ekologjinë, sportin, kulturën dhe artin
  3. Përforcimi i vetëdijes për stereotipet dhe tejkalimi i tyre

Vlera maksimale për të cilën mund të aplikohet është deri në 428,500 denarë.

Afati i dorëzimit është 07 Mars 2018, vetëm në mënyrë elektronike në adresën e postës elektronike dbstruga@gmail.com

Thirrjen e plotë dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm mund ti shkarkoni nga
www.ldastruga.org dhe http://creativeactive.org