Creative Active

Project result

DEKADA E PËRKATËSISË-FESTOJMË DIVERSITETIN

Informata kryesore të projektit:

Periudha kohore:

Janar 2016 deri Janar 2019

Rajoni i përfshirë:

Rajoni Jug-perëndimor në Maqedoni me komunat Strugë, Dibër, Veçan, Ohër, Debërcë dhe Kërçovë

Qëllimi i projektit :

Qëllimi i projekti ishte të hartojë dhe të zbatojnë aktivitete që do t'u mundësonin qytetarëve të grupeve të ndryshme etnike që të njihen me njëri-tjetrin, të bashkohen dhe së bashku të kontribuojnë në një cilësi më të mirë të jetës në vendin e tyre të banimit. Gjatë tre viteve, kemi realizuar tri cikle të mëdha të aktiviteteve të cilat kishin për synim grupe të ndryshme.
E mbështetur nga Bashkimi Europian në vlerë prej 252.592 euro (89%).
Bashkëfinacimi ishte 28.471 euro (11%), nga të cilat Ministria e Kulturës bashkëfinancoi 8.150 евра.
Buxheti total i projektit ishte 281.064 euro.
Ky projekt ishte pjesë e programit „IPA Shoqëri Civile dhe Media 2014“,

Cikli i parë i aktiviteteve kishte karakter të hapur

Cikli i parë i aktiviteteve kishte karakter të hapur, për të gjithë qytetarët e rajonit Jug-perëndimor. Janë realizuar 10 inicijativa qytetare lokale të cilat kanë përfshirë qytetarë të grupeve të ndryshme etnike, moshe dhe komune.

  1. Themelimi i Klubit Social KOMBINATI në të cilin u mbajtn 85 evenimente
  2. Formimi trupit këshillues - Advisory Board,
  3. Formimi i dy grupe vallzimi (adoleshentësh dhe për fëmijë) të cilat kishin 7 performanca publike,
  4. Formimi i dy ansambleve vokalistike (senior dhe Junior) me 6 performanca publike, nga të cilat tre ishin në kuadër të projektit me titullin „Bashkë për: Ohrin, Strugë, Dibrën “, kurse tre tjerat ishin në bashkëpunim me projekte/organizata tjera nga rajoni (Shkup, Pogradec dhe Strugë),
  5. Realizuar tre reyidenca urbane dzjavore: dy individuale dhe një kolektive (me 20 pjesëmarrës) të cilat rezultuan plane akcionare dhe rekomandime për përmirësimin e dialogut ndër-etnik,
  6. Hulumtim dhe publikim në temën „Trashëgimia kulturore lokale “,
  7. Dy festivale treditore „Festivali Ynë“ me mbi 30 evenimente,
  8. Katër performanca muzikore dhe diskutime me grupe bashkëkohore me përbërje etnike të ndryshme,
  9. Java e kulinarisë
  10. Tetë botime të revistë për të rinjë „Blue Wire”,
  11. Katër ekspozita me fotografi.


Cikli i dytë i aktiviteteve

Cikli i dytë i aktiviteteve kishte për qëllim kryesisht forcimin e kapaciteteve të Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike nga Kërçova, Struga dhe Dibra dhe përfaqësuesit e organizatave të komuniteteve më të vogla etnike. Së bashku me ta kemi realizuar një vizitë studimore dy-ditore në Shkup dhe tre ngjarje publike. Në këtë cikël aktivitetesh, u bë një hulumtim i gjerë mbi perceptimin e qytetarëve për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila mbulonte 1460 qytetarë dhe mbi 76 njerëz që morën pjesë në prezantime publike. Një prezantim i rezultateve të hulumtimit u mbajt para Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Përfaqësuesit e SIOFA ishin mjaft të kënaqur me rezultatin e aktivitetit dhe dorëzuan një kërkesë zyrtare që i njëjti hulumtim të përsëriten pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe të zgjerohet rajoni që do të përfshijë ky hulumtim.


Cikli i tretë i aktiviteteve

Cikli i tretë i aktiviteteve kishte për qëllim forcimin e sektorit qytetar nga rajoni jugperëndimor. Për këtë qëllim kemi realizuar një Program Regrantimi që mbështeti 16 organizata lokale më të vogla nga rajoni, të cilët me sukses realizuan aktivitete të shumta në komunitetet e tyre. Gjithashtu, u realizua mentorimi i organizatave në mënyrë që të lehtësonte menaxhimin e projekteve dhe të financave, si dhe për të forcuar kapacitetet organizative në sferat e tyre strategjike të veprimit.

Fillimet e projektit

Projekti u prezantua në mars të vitit 2016 në Ohër në një mënyrë të veçantë. Në vend të konferencave për shtyp të zakonshme, ne organizuam një darkë me tavolina tematike. Çdo tavolinë u projektua në një temë të ndryshme (muzikë, sport, traditë, arsim, letërsi, ekologji etj.) dhe moderatorë me përvojë në temën përkatëse, i cili ishte përgjegjës për udhëheqjen e diskutimit. Morën pjesë 120 qytetarë, përfaqësues nga 23 institucione të ndryshme shtetërore, shkolla, media. Në këtë mënyrë, nga vetë fillimi morëm simpatitë dhe mbështetjen nga komunitetet lokale dhe hapëm rrugën për të gjitha aktivitetet e mëtejshme.

 Video  Images

REZULTATE

Formimi trupit këshillues

Trupi këshillues u themelua në fillim të projektit dhe ishte i përbërë nga përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike dhe fushave të ndryshme lidhur me aktivitetet e projektit: kulturë, art, mediume, sport, fusha sociale. Këshilltarët janë takuar dy herë në vit, kanë dhënë ndihmë profesionale, kanë mbikqyrur dhe kanë ndihmuar në realizimin e aktiviteteve. Me eksperiencën dhe kontaktet e tyre, ato kanë ndihmuar në zhvillimin e Klubit Social Kombinati.See more

Get Started

Klubi Social KOMBINATI

Klubi Social KOMBINATI u konceptua si një mënyrë / hapësirë e re e socializimit dhe solidaritetit. Është pikënisje për individët krijues që punojnë në sektorin qytetar dhe kanë dëshirë për bashkëpunim ndëretnik. Mbi 85 ngjarje publike u organizuan në ambientet e klubit në periudhën prej tre vjetësh. Disa prej tyre ishin të lidhura drejtpërdrejt me projektin si: provat e ansambleve vokale, teatri vallezues, takimet për nevojat e rezidencave urbane dhe të revistës për të rinjë Blue Wire. Ngjarje të tjera u organizuan me kërkesë të organizatave të tjera të shoqërisë civile dhe individëve të cilët e njohën hapësirën si vendin ideal për realizimin e aktiviteteve të tyre. Klubi vazhdon punën e tij pas përfundimit të projektit dhe është i hapur për bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara

team

Bashkëpunimi me shkollat fillore dhe të mesme në Ohër, Strugë, Kërçovë, Dibër dhe shkollat në zonat rurale

Pas fillimit të projektit, ne krijuam bashkëpunim me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme dhe u pajtuam për aktivitete të përbashkëta. Ata ishin kontribuesit tanë kryesor në zbatimin e Teatrit të Vallëzimit, Ansamblit Vokal, trajnime për aftësi të lehta jetësore, revista për të rinjë Blue Wire dhe rezidenca urbane

Me shume

Bashkëpunim mes shkollave fillore nga bashkësi të ndryshme etnike

Duke përdorur teknikat e vallëzimit dhe teatrit bashkëkohor, ne kemi krijuar hapësirë të sigurt për 30 fëmijë me përkatësi të ndryshme etnike dhe sociale. Një herë në javë, ne transformuam shkollat në Bigjovë dhe Draslajcë në një skenë teatrore, ku trajnuesit tanë i mësonin fëmijët të komunikonin me njëri-tjetrin përmes vallëzimit dhe lojrave, edhe pse nuk e njohin gjuhën e tjetrit. Ky proces, pas disa muajsh përgatitjeje, rezultoi në paraqitje publike para banorëve në qendrat e të dy fshatrave.

 Video

Forcimi i kapaciteteve dhe ndikimit të Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe organizatave të shoqërisë civile që përfaqësojnë grupe më të vogla etnike

Trupi këshillues u themelua në fillim të projektit dhe ishte i përbërë nga përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike dhe fushave të ndryshme lidhur me aktivitetet e projektit: Ne kemi arritur bashkëpunim cilësor me komisionet nga Struga dhe Dibra me të cilat kemi pasur takime individuale dhe një takim të përbashkët. Gjithashtu në kuadër të këtij aktiviteti, kemi takuar dhe vendosur kontakte me përfaqësues nga të gjitha komunitetet më të vogla etnike në rajonin e synuar: egjiptianë, romë, maqedonas-musliman, turq, serbë dhe kroatë. Me ndihmën e komisioneve kemi realizuar dy ngjarjet publike: Së bashku për Strugën dhe Së Bashku për Dibër. Më shumë

Get Started

Fotografi nga takimet me komisionet Foto nga evenimenti „Së basku për Strugën“
Foto nga evenimenti „Së basku për Strugën“

Në maj 2017, përfaqësues të komuniteteve etnike dhe Komisionet për marrëdhënie ndëretnike nga Struga, Dibra, Kërçova dhe Ohër udhëtuan në një vizitë studimore dy-ditore në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit (SIOFA), Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve, Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë Fetare, Teatri Turk, Teatri Shqiptar, Qendra e Informimit të BE-së, Universiteti Euro-Balkan, Shoqata qytetare "Sumnal". Pjesëmarrësit patën mundësinë për të diskutuar me të punësuarit në institucionet dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi të drejtat e bashkësive më të vogla etnike. Një mundësi e rrallë në një vend të bashkohen Egjiptianë, Maqedonas-myslimanë, Romë, Vllehë, Shqiptarë, Maqedonas dhe së bashku të hapin tema të rëndësishme për bashkëjetesën e bashkësive të ndryshme etnike. Fotografitë nga ngjarjet mund të gjenden në linkun në vazhdim.

Pas vizitës studimore, përfaqësuesit e komunitetit etnik Egjiptian nga Ohri ndërmorën një iniciativë për themelimin e KMNB-së në Komunën e Ohrit.

Në tetor të vitit 2018, së bashku me Qendrën Komuniteteve të Komunës së Strugës, organizuam një takim për Komisionet nga Struga, Dibra, Tetova, Kërçova dhe iniciativa nga Ohri ku u diskutua roli i Komisioneve për Marrëdhëniet Ndëretnike dhe shkëmbimi i praktikave të mira.

Fotografi nga takimet me komisionet Foto nga vizita studimore

Janë realizuar dy rezidenca urbane individuale - Shkëmbimi i praktikave të mira

Qëllimi i rezidencave ishte të lejonte shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira midis qytetarëve dhe akademikëve, studiuesve, artistëve dhe ekspertëve nga fusha të ndryshme. Rezidencat zgjatën dy javë dhe në bashkëpunim me ekipin e projektit, pjesëmarrësit eksploronin tema të caktuara lidhur me ekspertizën e tyre dhe qëllimet e projektit.

Rezidenca urbane e parë – Rezidencë artistike „Përkatësi “

Gjatë qëndrimit, autori ka realizuar 17 intervista individuale, dy intervista në grup, inçizimet audio nga liqeni, lumi, pazarit, kafene, kishat dhe xhamitë. Bazuar në këto materiale, ku si rezultat i të gjitha aktiviteteve u realizua raporti narrativ përfundimtar http://creativeactive.org/wp-content/uploads/2017/03/first_residency.pdf i cili përmbledh të gjitha pritjet, rezultatet dhe informacion i marrë nga banorët vendas dhe audio dokumentar që e kap rajonin nga një perspektivë e huaj. Gjithashtu, u realizua një punëtori me temën "Mapim kolektiv i Strugës".

 Audio
Foto nga vizita studimore
Foto nga vizita studimore

Rezidenca urbane e dytë – „Trashëgimia ndërkulturore nga privatizimi dhe decentralizimi në institucionet publike post-socialiste - Strugë dhe rajoni jugperëndimor“

Në këtë rezidencë, është vënë theks mbi tensionet ndëretnike në një plan kulturor dhe politik, i cili në mënyrë të konsiderueshme kufizon përparimin ekonomik, social dhe kulturor. Autori studioi institucionet publike kombëtare si një trashëgimi të sistemit të mëparshëm socialist, ndryshimin e tyre nga në tranzicion dhe privatizim. Ai gjithashtu mbajti ligjërata me studentët e shkollës së mesme „Dr.Ibrahim Temo“ nga Struga dhe së përfundim realizoi raport që mund të lexoni këtu http://creativeactive.org/wp-content/uploads/2017/03/second_residency.pdf

 Me shume

Katër performanca muzikore

Muzika është gjuhë universale që kalon kufijtë dhe krijon lehtë miqësi dhe komunikim mes njerëzve nga komunitete të ndryshme etnike dhe fetare. Muzika mund të transformojë paragjykimet, mosbesimin dhe urrejtjen në kureshtje, tolerancë dhe mirëkuptim. Kjo iniciativë ishte një lloj „Diplomaci Kulturore" për të shkëmbyer ide, vlera dhe informacione me qëllimin përfundimtar të mirëkuptimit të ndërsjellë. Në këtë drejtim, ky aktivitet u konceptua dhe u realizua me muzikën si një pikë fillimi. U realizuan katër performanca muzikore, të cilat u shoqëruan nga diskutime mbi temën kryesore të projektit - "Roli i muzikës në shoqëritë multietnike dhe forcimi i dialogut ndëretnik". Grupet që performuan kryesisht ishin me përbërje etnike të përzier dhe ndanë historinë, përvojat dhe sfidat e tyre.

Morë pjesë grupe si Gipsy Groove, Artan & Oli, lazy groovers, offchestra dhe muzikantë të tjerë të cilët i bashkoi ky aktivitet, të cilët performuan kompozime në gjuhë të ndryshme. Në kuadër të performancës ne gjithashtu organizuam Jam sesione ku muzikantët profesionistë ndanë sekretet e performancës së mirë me nxënësit e shkollave të mesme nga Struga.

Më shumë për këtë aktivitet - http://creativeactive.org/decade-of-belonging-celebrating-diversity-2/the-music-roundabout/

Get Started

Fotografi nga takimet me komisionet Foto nga evenimenti „Së basku për Strugën“

Së bashku për Strugën - eveniment publik

Ngjarje kulturore dhe argëtuese „Së bashku për Strugën - me muzikë, këngë dhe vallëzim" u mbajt më 22 dhjetor 2016 në Strugë. Për herë të parë të gjitha shkollat e Strugës u shfaqën së bashku me pjesët e tyre nga seksionet e tyre muzikore. Ishte një ngjarje e mrekullueshme që i mblodhi të gjithë qytetarët nga Struga dhe rrethina në një vend. Performuan kore muzikore, grupe vokale dhe orkestra nga tetë shkolla fillore dhe një të mesme nga Veçani, Struga dhe rrethina. Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim me Komisionin për marrëdhënie ndëretnike dhe shkollat nga Struga. Morën pjesë 200 pjesëmarrës të drejtpërdrejtë dhe në audiencë kishte mbi 300 qytetarë. Ideja është që të vazhdojë organizimi i kësaj ngjarje nën drejtimin e shkollës së mesme të muzikës në Strugë si një ngjarje tradicionale e Vitit të Ri.

Këtu mund të shihni fotot e tjera të evenimentit. Link Videos from the event and Photos from the event

Tetë botime të Blue Wire-revistë për të rinjë

Qëllimi i revistës ishte të nxiste të rinjtë të mësonin të shprehnin mendimet e tyre mbi tema të ndryshme përmes një mediumi të shkruar. Nën mentorimin e gazetarëve me përvojë, në këtë proces u përfshinë 30 nxënës të shkollave të mesme nga grupe të ndryshme etnike nga 4 komuna. Ata së bashku prodhuan tetë revista. Ata mësuan se si të mendojnë në mënyrë kritike, si të identifikojnë një temë interesante për përpunim, si të marrin informata relevante, si të arrijnë deri tek informatat relevante, si ti verifikojnë dhe të shkruajnë faktet në artikuj. Revista ishte një cep për zhvillimin e të menduarit të lirë, një vend ku të rinjtë inkurajohen të jenë vëzhgues të vëmendshëm dhe hulumtues të situatës rreth tyre. Lexo më shumë ...


Fotografi nga takimet me komisionet Foto nga evenimenti „Së basku për Strugën“

Gjatë dy viteve të aktivitetit, të rinjë patën mundësinë për të promovuar revistën në televizionin kombëtar Alsat M, vizitë studimore në një kompani për dizajn dhe Mublikim të materijaleve, kanë marrë pjesë në festimin e Ditës së Evropës në Shtip, etj. Disa nga të rinj më aktivë, përmes projekteve tjera morën pjesë në konferenca të ndryshme, seminare, si dhe të udhëtojnë në Strasburg për të marrë pjesë në European Youth Event 2018 në Parlamentin Evropian ku patën mundësi të japin propozime konkrete për anëtarët e Parlamentit Evropian lidhur me politikat e BE-së për periudhën e ardhshme.

Fotografi nga takimet me komisionet

Teatri i vallëzimit - adoleshentë „Black Squad Crew"

Grupi hip-hop u krijua si pjesë e aktivitetit të teatrit vallëzues. Së pari organizuam punëtori për aftësi të lehta jetese, me qëlllim për të sjellë pjesëmarrësit më pranë, si dhe për t'u njohur me temat: stereotipet, paragjykimet në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare. Ishte e rëndësishme të fillonim me këto tema, sepse ato janë burim i zakonshëm i mosmarrëveshjeve dhe tensioneve midis të rinjve. Kemi mbajtur 10 punëtori, pas së cilës grupi u bashkua me një detyrë të përbashkët-të krijojnë një shfaqje të përbashkët vallëzimi. Si mjet kryesor u zgjodh hip-hop, dhe një grup shtesë përgatiti një shfaqje të teatrit në forum. Si rezultat përfundimtar, u krijua një grup prej 8 adoleshentësh të gatshëm për të performuar para një audience. Ata mbajtën 5 performanca publike:

Fotografi nga takimet me komisionet

Ansambli Vokal – për të rinjë

Rajoni ynë ka një traditë të gjatë muzikore dhe ne kemi qenë të kënaqur që jemi pjesë e procesit të krijimit të një ansambli shumë-etnik vokal që bashkoi 30 të rinj nga Ohri dhe Struga. Ishte kontributi ynë i vogël në krijimin e një shoqërie të vërtetë multikulturore. Ansambli vokal kishte 3 performanca. Performanca e parë u mbajt në 18 tetor në Konferencën e Shkupit „Ndërtimi i një kulture bashkëjetese" organizuar nga Bashkimi Evropian. Performanca tjetër ishte në Strugë në Hotel Drim më 23 dhjetor 2016 në ngjarjen publike të Vitit të Ri "Së bashku për Strugën". Performanca e tretë u zhvillua në Dibër në ngjarjen "Së bashku për Dibër", organizuar nga Gjimnazi dhe Komisioni për marrëdhënie ndër-etnike në Dibër. Në linkun në vazhdim mund të gjeni Fotot nga provat si dhe Fotot nga performanca publike në Shkup Tetor 2016.


Photos 2nd Photos
Bashkë për Dibrën
Provat e korrit në klubin KOMBINATI

Vokale lokale - Kori për të rriturit

Për shkak të interesit të treguar nga qytetarët, ne gjithashtu formuam një kor për të rritur i përbërë nga 10 vokalistë nga Struga. Grupi u integrua për një kohë të shkurtër, u krijuan miqësi të reja dhe ishin gati për të performuar përpara publikut. U realizuan dz performanca publike: - Një në Strugë më 24 qershor 2017 në bashkëpunim me një tjetër projekt të mbështetur nga BE-ja „Pjesëmarrja e qytetarëve për demokraci lokale" në kuadër të aktivitetit „Struga-qytet kreativ“. Performanca e dytë u mbajt në Pogradec më 21 qershor 2017, me ftesë të Komunës së Pogradecit të performonte në ngjarjen „Dita e liqenit të Ohrit".

Fotografi nga takimet me komisionet

Realizuar Koleksion aranzhmane për kor tri-zanor dhe katër-zanor, klavir dhe melodi instrumentash me titull „Të këndojmë së bashku"

Regjistrimi audio nga aranzhmanet e korrit

Me këtë koleksion, u mbush një zbrazëtirë e madhe në mungesë të aranzhmaneve bashkëkohore për kompozimet tradicionale të popujve të Ballkanit. Me disponueshmërinë e aranzhmaneve do të kontribuojnë në përhapjen e këtyre këngëve të mrekullueshme në festivale në të gjithë Evropën dhe botën. Koleksioni u promovua në gusht 2018 në Festivalin e Korit të Ohrit. Partiturat dhe audio regjistrimet të kompozimeve janë në dispozicion në një version online të linkut në vijim: http://www.ohridchoirfestival.com/ldastruga/


LINK to music arrangements of traditional songs of different ethnic groups


Rezidenca urbane „Trashëgimia kulturore lokale “

Në kohën e globalizimit, trashëgimia kulturore na ndihmon të kujtojmë diversitetin tonë kulturor, duke zhvilluar kështu respekt të ndërsjellë dhe dialog të ripërtëritur ndërmjet kulturave të ndryshme. Trashëgimia është e rëndësishme për gjeneratat e tanishme dhe ato të ardhshme. Kur komunitetet punojnë së bashku për të identifikuar dhe ruajtur trashëgiminë kulturore, ata mund të kthehen në të kaluarën dhe të ndërtojnë marrëdhënie të forta për të ardhmen. Ky aktivitet ka përdorur trashëgiminë e përbashkët kulturore si një mjet për të lidhur njerëzit dhe komunitetet.


Janë organizuar katër punëtori me nga 26 pjesëmarrës (punëtorë kulturorë, zejtarë, etnologë, punëtorë turistikë). Nga ky proces u paraqit një Plan aksional rajonal me prioritete, që përbëhej nga të dhëna mbi trashëgiminë kulturore të dukshme dhe të padukshme në rajon, si dhe rekomandime për palët e interesuara.


Në kuadër të këtij plani u përcaktuan objektivat, u identifikuan grupet e qëllimit, u përgatit një plan veprimi, përfshirë hulumtimin e dokumentuar, punën në terren dhe grumbullimin e informacionit nga qytetarët, autoritetet lokale, si dhe analizimin e të dhënave nga institucionet. Ekipi bëri një vlerësim të asaj që është gjendja aktuale në terren dhe bëri rekomandime se çfarë duhet bërë për të shpëtuar dhe ruajtur trashëgiminë kulturore të dukshme dhe të padukshme në rajonin jugperëndimor të vendit.

Bashkë për Dibrën
Provat e korrit në klubin KOMBINATI

Planin aksional të plotë mund ta gjeni në linkun në vazhdim Plani Aksional – „Trashëgimia Kulturore Lokale“

YNЁ BIZIM NOSTRU НАШ AMARO NAŠ FESTIVAL

Në periudhë nga 25 korrik deri më 27 korrik 2017 organizuam Festivali „YNË “.Struga bashkohet në një tërësi, si një mozaik i përbërë nga mijëra pjesë të ndryshme.
Struganet hidhen

Festivali ynë filloi më 25 korrik 2017 me kërcimin solemn në grup në lumin Drin i Zi. Hedhja u organizua në bashkëpunim me 10 Klubet Sportive nga qyteti dhe kishte 200 pjesëmarrës nga të gjitha grupmoshat.
Këndi i vizatimit për fëmijë

Për më të vegjlit, organizuam punëtori vizatimi në temën "BE për ty" në Parkun e Poezisë, ku në prani të kolegëve, të afërmve dhe mentorëve, ata mund të shprehnin kreativitetin e tyre. U përfshinë 50 fëmijë nga mosha 3-15 vjeç, duke përfshirë kopshtet lokale.
Ritmi i Strugës me Ratko Dautoski

Ritmi është një gjuhë „amtare" universale që të gjithë njerëzit e dinë - nga më të vegjlit tek më të vjetrit. Shprehja e lirë ritmike është një dialog muzikor që mundëson bashkëpunim, dëgjim të ndërsjellë dhe transmetim të frazave ritmike të frymëzuara nga pjesëmarrësit në rreth. Magjia e ritmit të shprehur përmes instrumenteve të ndryshme goditëse nga gjithë bota, daullet tona tradicionale i bashkonin gjeneratat, rasat dhe kulturat, në një mënyrë të këndshme dhe spontane. Prandaj "Rrethi i Ritmit" është zgjedhur si një mjet për të lidhur ku patën mundësi të marrin pjesë të gjithë, fëmijë dhe pleq, me ose pa ndonjë përvojë muzikore. Rrethet e ritmit u organizuan në vende shpesh të frekuentuara në qendër të Strugës dhe kalimtarët e rastit bashkoheshin.
Video projektim

Projektim video i dokumentarit „Maqedonia - shtëpia jonë" është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë për ushtrimin e të drejtave të komuniteteve.
Projektim video i dokumentarit „Tapanë", i drejtuar nga Meto Petrovski, u realizua në bashkëpunim me Shoqatën e Egjiptianëve të Maqedonisë.
Të dy video projektimet u shfaqën çdo ditë gjatë kohëzgjatjes së Festivalit (25-27 korrik) duke filluar nga ora 20:00 në Parkun e Poezisë në Strugë.
Mini panair me artizanale të vjetra

Në bashkëpunim me Dhomën rajonale të artizanatit të Ohrit, prezantuam disa nga anëtarët e tyre me produktet që ata prodhojnë. Marijana Pipileva - filigran, Gordana Josifoska - letra e punuar me dorë, Studio zanati "Knigovez".
Struga-kënd-fotografish

Ky aktivitet është një foto-gjueti të vendeve më karakteristike, motive dhe karaktere në Strugë. Çdo ditë kishte një temë të ndryshme për gjuetinë e fotografive, që u shpjegoheshte pjesëmarrësve çdo mëngjes në Kënd-fotografish të vendosur në Parkun e Poezisë. Fotot më të mira të ditës, në fund të çdo dite vendoseshin në një ekspozitë publike në vendet më të frekuentuara në të gjithë qendrën e Strugës.
Këngë të vjetra qytetare me ritëm bashkëkohor

DJ-i i famshëm strugan DJ Rootboy Selector me një eksperiencë unike muzikore - Vinyl Set bazuar në këngët e qytetit të vjetër, argëtuan shëtitës e rastit para barit të Kingstonit në bregun e lumit Drin.
Struga vallëzon – eveniment folklorik

Ishte një ngjarje gjithëpërfshirëse në qendër të Strugës që shënonte mbylljen e Festivalit, ku përfshiheshin 90 pjesëmarrës nga SHKA Shpresa nga Veleshta, SHKA Draslajkanka nga Draslajca, SHKA Piramida nga Ohri.
Mozaik

Së bashku kemi kombinuar mozaikun e diversitetit. I udhëhequr nga një artist me përvojë dhe asistentë të tij, të bashkuar në qëllimin e përbashkët, krijuam një vepër që do të mbetet për të dëshmuar përkatësinë e të gjithëve në këtë shoqëri. Në bërjen e mozaikut ishin të përfshirë kalimtarët dhe të gjithë ata që donin të bëhen pjesë në kryeveprën tonë të përbashkët,.
Mozaik


Java e Kulinarisë

Ushqimi është një mënyrë e shkëlqyer për të ndarë kulturën me njerëz me prejardhje të ndryshme. Të jesh bashkë dhe të ndash tavolinën është një veprim i përbashkët dhe unifikues në pothuajse çdo vend në botë. Aftësia për të gatuar një ushqim dhe për ta ndarë atë me të tjerët është një koncept universal, sepse është në rrënjën e mbijetesës sonë. Java e kulinarisë u përpoq të bëjë pikërisht këtë, t'ju mundësojë komuniteteve që të bashkohen dhe ndajnë kulturën dhe trashëgiminë e tyre përmes ushqimit.

Gjatë një periudhe prej gjashtë ditësh (23 qershor - 28 qershor), kuzhinier profesional dhe amater, barista, njohës të kafes, prodhues të ushqimit, sipërmarrës social, u bashkuan në „Javën e Kulinarisë". Aktiviteti filloi me një ngjarje të hapur „Panairi i ushqimit", vazhdoi në ditën e dytë me ligjerata „Histori suksesi si trashëgimi", ndërsa tre ditëve të ardhshme kishte punëtori „Gatim me dhe për komunitetin" në Strugë, Kërçovë dhe Dibër, dhe ditën e fundit përfundoi me punëtori për barista/njohës të kafes „Të ndajmë një kafe".

Ky aktivitet ka pasur 43 pjesëmarrës, duke përfshirë përfaqësues të UNDP-së Maqedoni, Slow Food Maqedoni, projekt i suksesshëm nga USAID-i, Organizata për Inovacion Social-ARNO, Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planifikues Jugperëndimor, Fakulteti i Turizmit dhe Mikpritjes, Ohër, dhe 11 biznese në nivel lokal dhe nivel kombëtar që mbështetën aktivitetet si sponsorë, dhe tek disa prej tyre u organizuarn disa nga ngjarjetMë shumë...

ALSAT M - Dite e Re - Java e kulinarise

Ekspozitë me fotografi në temë „Unë përkas këtu“

Për të motivuar qytetarët që të përqendroheshin në elementet pozitive të vendbanimeve të tyre, ne organizuam një konkurs fotografik me temë "Unë përkas këtu". Të interesuarit duhet të bënin fotografi që u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme: "Çfarë ju frymëzon të ndjeheni që i përkisni vendit tuaj të lindjes? A janë rrugët ku jeni rritur? Disa njerëz të veçantë? Liqeni, Drini ose malet? Disa momente të pabesueshme? ". Imazhet e marra janë shtypur dhe prezantuan në katër ekspozita në Ohër, Strugë, Dibër dhe Debërcë. Ekspozitat u organizuan në bashkëpunim me Komunat Dibër dhe Debërcë, si dhe disa biznese lokale nga Ohri dhe Struga. Më shumë ...

Get Started

UrRe 2.0 Urban Shelter

Hapësirat publike në zonat urbane janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e kohezionit social midis qytetarëve. Hapësira komode dhe të pastra publike (parqe, terreneve sportive, hapësirat midis ndërtesave) janë të rëndësishme për cilësinë e jetës në një mjedis. Gjatë qëndrimit dy-javor në Strugë, në shtator të vitit 2018, lokale, profesionistët kombëtare dhe ndërkombëtare si arkitektët, planifikuesit urban, dizajnerë të hapësirave, krijuesit e politikave urbane dhe profesionistëve të tjerë (13 persona) kanë punuar me autoritetet lokale, qytetarë, institucione për të punuar rekomandime për hapësira publike në Strugë.

Përmes punës në terren dhe më shumë se 21 takimeve individuale me banorët, u zgjodhën dy lokacione për ndërhyrje. Ky aktivitet përfshinte më shumë se 63 qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe komunitetit të biznesit. Nëpërmjet diskutimit publik me përfaqësuesit e Komunës së Strugës – sektori për planifikim urban, arkitektët lokalë, qytetarëve, 2 punëtori, pyetësorë të shpërndarë, ditë e veprimit me qytetarët, janë përzgjedhur dy vende ku arkitektët së bashku me qytetarët ndërhynë në hapësirat dhe i zbukuruan, dhe për të njëjtat përmes një prezantimi publik dhanë propozime dhe zgjidhje për përmirësimin e hapësirave.

Më shumë për librin me të gjitha veprimet e ndërmarra, propozime konkrete dhe rekomandime mund ti gjeni këtu.

Hulumtim i përceptimit publik mbi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit

Ky është hulumtimi i parë i këtyre përmasave që ka për synim të kuptojë perceptimin e qytetarëve të katër komunave të rajonit jug-perëndimor (Strugë, Ohër, Dibër dhe Kërçovë) mbi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Përtej debatit të zhvilluar në hapësira të ndryshme profesionale apo mediatike gjatë 16 viteve që nga nënshkrimi, rëndësia dhe qëllimi i këtij hulumtimi qëndron në atë që për herë të parë hulumtohet perceptimi publik mbi atë që konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme shoqërore dhe politike për komunat e sipërpërmendura.

Hulumtimi e risjell rëndësinë dhe përmbajtjen e marrëveshjes në vemendjen e qytetarëve, duke tentuar të kuptojë se sa ky dokument i inkorporuar në Kushtetutën е vendit është i afërt për qytetarët e këtyre katër komunave të rajonit Jug-perëndimor. Sa ata në të vërtetë din çfarë përmban Marrëveshja, si e perceptojnë formulimin e saj, më tutje si e vlerësojnë realizimin e qëllimeve të MKO dhe cilat institucione i konsiderojnë si përgjegjëse për zbatim, e deri te dhënia e propozimeve për hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren për zgjidhje të plotë të çështjeve të inkorporuara në këtë dokument apo që dalin si pasojë e të njejtit, janë disa nga pyetjet të cilave do të mundohemi t’u japim përgjigje në këtë raport.

Ky studim mund të shërbejë për analizën e politikave ekzistuese që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Ohrit, rëndësinë dhe ndikimin që ka ajo në jetëne qytetarëve dhe marrëdhënieve ndëretnike.

Hulumtimi është realizuar gjatë pjesës së dytë të vitit 2017 dhe përfshin katër Komuna të rajonit Jugperëndimor dhe atë Dibrën, Kërçovën, Ohrin dhe Strugën. Aktivitetet kryesore të ndërmarra në këtë hulumtim: Desk Research, takim konsultativ me Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, intervista me përfaqësues të njësive të qeverisjes lokale, intervista me OJQ-ve aktive lokale, dhjetë fokus grupe (4 në Strugë, 3 në Kërçovë, Ohër 2, dhe 1 në Dibër), 1500 pyetësorë u shpërndanë në katër komuna, e cila është standard optimal, madje standard shumë i lartë krahasuar me numrin e banorëve të këtij rajoni. Hulumtimi është kryesisht empirik, sepse fokusi ishte mendimi qytetar përmes dy mjetet kryesore: fokus grupe (66 persona të përfshirë) dhe pyetësorëve (1394 pyetësorë), dhe së bashku me metoda interaktive për të arritur rezultate objektive. Më shumë ...

Rezultatet e hulumtimit u prezantuan para publikut në komunat e synuara. http://creativeactive.org/decade-of-belonging-celebrating-diversity-2/public-opinion-research-on-perception-regarding-ohrid-framework-agreement/