top_header

Kreativ dhe Aktiv nga Struga për nevojat e implementimit te projektit “Dekada e Përkatësisë-Festojmë Diversitetin” , i financuar nga Bashkimi Europian (BE) programi IPA Civil Society Facility and Media Programme 2014 , Support to Civil Society Organisations under the Civil Society Facility and Media Freedom Action 2014, Budget line: 22.020401 , Reference: EuropeAid/136-992/DD/ACT/MK shpall:

Thirrje për Aplikim 01/2017 

Angazhimi i të rinjve të cilët posedojnë pasion për të shkruar, ose duan të studiojnë gazetari, fotografi dhe dizajnim reviste nga shkollat e mesme në Strugë, Ohër, Dibër dhe Kërçovë

“Blue Wire” revista për të rinjtë, synon të krijojë dhe promovojë revistë unike që do të shërbejë si një stimulator për të rinjtë me karakter/ mendim urban, platformë e shprehjes së lirë dhe të pavarur, një katalizator për komunitetin dhe integrimin social, trampolinë kulturore për të rinjtë, duke krijuar një mënyrë të re të të menduarit dhe të formësuar një brez të ri të gazetarëve në komunitetin e rajonit Jugperëndimor.

Ky është një kurs i plotë hyrëse për gazetarë të rinj dhe dizajnim reviste e cila ka për qëllim të trajnojë dhe prezantojë mjete se si të bëheni shkrimtar / gazetar, dizajnues reviste dhe foto reporter. Ky kurs do të udhëhiqet nga gazetarët dhe dizajnues me përvojë dhe do të mbulojnë tema të tilla si: forma të ndryshme revistash, krijimin e identitetit për revistën, llojet e shkrimeve dhe përmbajtjet, krijimin e idesë se cilët janë lexuesit tuaj, gjetja e tregimeve dhe ideve, struktura dhe dizajn i revistës, vox pops, etj.

Në kuadër të këtij programi mentorimi nuk ka provim përfundimtar, por për atë arsye tekstet më të mira do të publikohen çdo të dytin muaj të edicionin/numrit të ardhshëm të revistës. Ky aktivitet është pjesë e projektit tonë “Dekada e përkatësisë – festojmë diversitetin”, i cili synon të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin jugperëndimor, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe sektorin privat.

 Udhëzime për aplikantët 

1. Autoriteti kontraktues 
Kreativ dhe Aktiv nga Struga, me adresë rr. Turisticka bb Strugë, www.creativeactive.org kanë nevojë për angazhim të të rinjve të shkollave të mesme të cilët posedojnë pasion për të shkruar, ose duan të studiojnë gazetari, fotografi dhe dizajn reviste.

2. Lënda e kontratës
Angazhim i të rinjve nga shkollat e mesme të cilët posedojnë pasion për të shkruar, ose duan të studiojnë gazetari, fotografi dhe dizajn reviste.
Nuk është e nevojshme përvojë e mëparshme në gazetari, por përparsi do të keni kandidatët të cilët kanë aftësi për të shkruar, e flasin gjuhën angleze, si dhe ata të cilët do të kenë përkushtim për prezencë në ciklin dyvjeçar të mësimit dhe krijimin e një revistë.

3. Përshkrim i angazhimit 
Aplikantët e përzgjedhur fillimisht do të ndjekin trajnime nga gazetarë të njohur dhe nën udhëheqjen dhe drejtimin e tyre do të zgjedhin dhe shkruajnë në lidhje me tema të ndryshme të rëndësishme. Roli i gazetarëve si mentorë dhe dizajnues, do të krijojë një mundësi për të vlerësuar shkrimet dhe aktivitetet tuaja në formë të shkëmbimit të ndërsjelltë gjatë gjithë periudhës. Gjithashtu, mentorët do të jetë në dispozicion edhe për bashkëpunim të drejtpërdrejtë (one to one feedback) dhe udhëzim gjatë gjithë procesit.

4. Korniza kohore
 Angazhimi për këtë trajnim fillon nga 01/03/2017 dhe do të zgjasë deri më 31/12/2018. Trajnimet do të mbahen në Social Club Kombinati në Strugë.

Orari i përgjithshëm:
– 3 muaj (14 ditë gjatë fundjavës) trajnim nga gazetarët dhe dizajnerë,
– përgatitja dhe botimi i revistës çdo të dytin muaj,
– takim një herë në muaj në periudhën dy vjeçare,
– komunikimi i rregullt me anë të postës elektronike, rrjeteve sociale, Skype, etj,

Kreativ dhe Aktive nga Struga mban të drejtën për të ndryshuar afatin kohor për angazhimin e aplikantëve në varësi nga nevojat e realizimit të aktiviteteve të ardhshme në kuadër të projektit.

5. Mënyra e aplikimit
Për aplikim i suksesshëm kërkohet:

– Letër përmbledhëse (të dhënat tuaja: emri dhe mbiemri, shkolla, drejtimi, informacionet tuaja për kontakt; një shpjegim i shkurtër se pse dëshironi të mirrni pjesë në këtë trajnim; kontakt informata të një profesori për rekomandim);

– Një artikull / tekst në gjuhën shqipe, maqedonase apo angleze ose eksperiencë të mëparshme në dizajnim (web faqe, postera, libra, revista, broshura, etj).

Aplikacionet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën elektronike info@creativeactive.org

Afati i fundit për aplikim është 28.02.2017 (e martë) deri në ora 24:00.

Aplikacionet e pranuara pas kësaj periudhe, si dhe ato të cilat nuk janë të kompletuara në përputhje me kërkesat e thirrjes, nuk do të merren parasysh.

Për më shumë informacion ju lutem shikoni www.creativeactive.org , www.ldastruga.org dhe faqe facebook www.facebook.com/Social-Club-Kombinati-116186645077888/

6. Kompensimi financiar 
Për aplikantët e përzgjedhur, me qëllim që të inkurajohen dhe stimulohen për  pjesëmarrje dhe punën e tyre, do të sigurohet kompenzim financiar për çdo tekst / artikull të botuar.

Procedura e përzgjedhje
7. Kriteret për kontratë angazhimi
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet me anë të vlerësimit të dokumenteve të mësipërme. Shkalla e vlerësimit të pikëve në bazë të së cilës do të bëhet vlersimi dhe përzgjedhja për angazhim është:

Elemente Pikë
Teksti/artikulli 50
Letër përmbledhëse/ hyrëse 25
Informacionet për rekomandim 25
Vlerësimi total 100

8. Hapja e aplikacioneve
Aplikacionet do të hapen pa prezencen e publikut më datë 01/03/2017, në orën 12 , në zyrat e projektit Social Club Kombinati në Strugë

9. Njoftimi i aplikantëve
Aplikantët e sukseshëm të cilët kanë marrë pjesë në procedurën për dhënien e një kontrate për angazhim do të njoftohen përmes postës elektronike. Të gjithë aplikantët tjerë të cilt nuk do të kenë marrë përgjigje nga ana jonë deri m[ datë 07/03/2017 nuk do të jenë përzgjedhur të marrin pjesë në këtë program

 

footer

Public Announcement – Individual expert residency

top_header

 

Local Community Development and Creative and Active Strugafor the needs of implementation of the project “Decade of Belonging – Celebrating Diversity”,Project financed by the European Union (EU) program IPA Civil Society Facility and Media Programme 2014, Support to Civil Society Organisations under the Civil Society Facility and Media Freedom Action in 2014, Budget line: 22.020401, Reference: EuropeAid / 136-992 / DD / ACT / MK publishes.

Public Announcement

For submission of the candidates for vacant positions:
– 1 (one) position as individual expert residency dedicated to sharing and replication of good practices

Following, you may find attached the descriptions for the position:
– individual expert residency dedicated to sharing and replication of good practices.

Deadline for application:
 – 15 days, from the day of the announcement.

Only completed applications and those which will arrive by the closing date and time to this announcement will be considered for review.

Documents shall be delivered by electronic post to the following address : info@creativeactive.org

 Download pdf

footer

Thirrje për pjesëmarrje në aktivitet “Teatër Vallëzues”

Agjensioni Lokal pёr Zhvillim dhe Kreativ dhe Aktiv nё Strugё nё kuadёr tё projektit: “Dekada e Pёrkatёsisё –Festojmë Diversitetin”, i finansuar nga Unioni Europjan (UE), programi IPA Civil Society and Media Programme 2014, Support to Civil Society Organisations under the Civil Society Facility and Media Freedom Action in 2014, budget line: 22.020401, Reference: Europe Aid 136-992 / DD /ACT / MK shpall

THIRRJE PËR FËMIJE PREJ MOSHES 6 DERI 12 VJET NGA STRUGA DHE RRETHINA

Mundësi e rrallё pёr mё tё rinjtё qё tё mёsojne vallzim dhe aktrim, të shoqërohen me fëmijë të moshave të ndryshme dhe bashërisht të formojnë një produkt kreativ i cili do të shfaqet në vende publike në Strugë dhe rajon.

Punëtoritë do të mbahen një herë në javë deri ne fund të vitit shkollor.

Mësues do të jenë profesionistë nga fusha e vallzimit dhe teatrit me një përvoëe shumvjeçare dhe me një mori shfaqjesh skenike të realizuara.

THIRRJE PËR TË RINJË PREJ MOSHES 12 VJET E TUTJE NGA RRETHINA E OHRIT

Bëhuni pjesë e përjetimit  dhe shoqërimit të .

Punëtori per HIP-HOP vallzim dhe shfaqje skenike.

Mundesi për pjesëmarje publike.

Një herë në javë me mundësi për vazhdim gjatë periudhës verore

Trajnues do te jenë persona që kanë zënë shumë herë  vendet e para në gara të nivelit ndërkombëtar, kampione në gara botërore në vallzim modern, Kreator të shfaqjes së parë Hip-Hop, anëtare të Beatrix.

Paraqitja:

Çdo ditë nga ora 12.00 – 18.00 nëe Klubin Social KOMBINATI rruga “Turistike”  pn, Strugë.

Email: contact@ldastruga.org

FB: https://www.facebook.com/ldastruga/?fref=ts

Tel: 046784151 ose  077855155 (Кате)

Shenim: Punëtoriteë janë pa pagesë dhe thirrja është e hapur deri sa të plotësohen vendet e lira .

Ky aktivitet është pjese e projektit “Dekada e Perkatesise-Festojmë Diversitetin” që si qëllim kryesor është të forcojë bashkëpunimin mes grupeve të ndryshme etnike në rajonin Jug-Perëndimor në Maqedoni.

 

Decade of Belonging-Celebrating Diversity

This project is funded by the European Union

Thirrje për pjesëmarrje në aktivitetin “Kori rajonal”

Agjensioni Lokal pёr Zhvillim dhe Kreativ dhe Aktiv nё Strugё nё kuadёr tё projektit: “Dekada e Pёrkatёsisё –Festojmë Diversitetin”, i finansuar nga Unioni Europjan (UE), programi IPA Civil Society and Media Programme 2014, Support to Civil Society Organisations under the Civil Society Facility and Media Freedom Action in 2014, budget line: 22.020401, Reference: Europe Aid 136-992 / DD /ACT / MK shpall

THIRRJE PËR FËMIJE PREJ MOSHËS 14 DERI 18 VJET NGA OHRI, STRUGA DHE RRETHINA

Nëse gjithmonë keni kërkuar të mësoni për të kënduar

Mundësi të shoqëroheni me njerëz të rinj, të cilët duan të këndojnë ashtu si ju

Mundësi për evenimente publike në rajonin tonë dhe në Maqedoni

Provat do të zhvillohet tri herë në javë në Ohër dhe Strugë deri në fund të vitit shkollor me mundësi të zgjatjes edhe në verë

Kori do të udhëhiqet nga dirigjent profesional me përvojë të gjatë

 

Paraqitja:

Çdo ditë nga ora 12.00 – 18.00 në Klubin KOMBINATI rruga “Turistcka”  pn, Strugë.

Email: contact@ldastruga.org

FB: https://www.facebook.com/ldastruga/?fref=ts

Tel: 046784151 ose  077855155 (Кате)

Shenim: Punëtoriteë janë pa pagesë dhe thirrja është e hapur deri sa të plotësohen vendet e lira .

Ky aktivitet është pjese e projektit “Dekada e Perkatesise-Festojmë Diversitetin” që si qëllim kryesor është të forcojë bashkëpunimin mes grupeve të ndryshme etnike në rajonin Jug-Perëndimor në Maqedoni.

 

Decade of Belonging-Celebrating Diversity

This project is funded by the European Union

Thirrje per Kor rajonal